Aktualitet

22 Gusht 2020, 15:40 Nga DOSJA

ROSKOVEC– Policia e Fierit ka gjetur drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, por është mjaftuar me një njoftim të shkurtër për shtyp. Pak pas publikimit të lajmit, Policia ka dalë me një njoftim ku shkruhej se kishin goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qarkun e Fierit, mes tyre edhe rasti i Roskovecit. Policia njoftoi se në Roskovec, kishin prangosur 29-vjeçarin me iniciale K.B., ndërsa nën hetim penal ishte marrë nipi dhe njëkohësisht shoferi i kryebashkiakes Majlinda Bufi, Arbëri. Ndër rreshta Policia njofton se brenda mjetit të Bashkisë (që aktualisht është i sekuestruar) u gjetën doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje. Nuk dihet ende përse është lënë i lirë nipi i kryebashkiakes, i cili qarkullonte me të njëjtin mjet si dhe shoku i tij, identiteti i të cilit ende nuk dihet.  Përse Policia u tregua aq “dorëlëshuar” me të, ndërsa veproi ndryshe me të riun tjetër? Gjithashtu ‘mister’ mbeten arsyet se përse Policia nuk ka bërë një njoftim të veçantë lidhur me rastin por e ka fshehur mes rreshtash si një njoftim rutinë. Duke qënë të cunguar në informacionin e vënë në dispozicion nga Policia, e cila ka për detyrë të informojë, aq më tepër në rastin kur ka sekuestruar mjetin e Bashkisë, të dhëna shtesë janë ofruar nga persona në dijeni me ngjarjen. Edhe kësaj here “qytetari dixhital” ka ofruar të dhëna, duke bërë me dije se në makinë kishte kanabis, ashtu siç edhe pretendon Policia, por nuk bëhet fjalë për disa ‘qese’ të vogla por për plot 85 kilogramë. Ndërkohë Policia vazhdon ende me disa rreshta njoftim, duke refuzuar të zbardhë ngjajren e plotë.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Policia godet 3 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut Fier, për personat që qarkullojnë me automjete që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.A., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

K.B., 29 vjeç, banues në Roskovec.

D.V., 19 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit nga policia në automjetet që këta udhëtonin, ju gjetën doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve të tjerë A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete dhe lënda narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Lajmi kryesor: Drogë në makinën e bashkisë/ Procedohet penalisht nipi shofer i Majlinda Bufit, kryebashkiakja: Janë trillime! PD kërkon shkarkimin e saj, heshtje nga PS-ja

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber bufi droge ne makinen e bashkise roskovec majlinda bufi arber bufi droge ne makinen e bashkise roskovec majlinda bufi

Sondazh

Poll