Aktualitet

Drogë në makinën e Bashkisë, Majlinda Bufi mbron nipin, hedh poshtë akuzat: Nuk ndodh diçka e tillë! Janë trillime porta

22 Gusht 2020, 15:11 Nga DOSJA
Drogë në makinën e Bashkisë, Majlinda Bufi mbron nipin, hedh

ROSKOVEC– Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlida Bufi ka mohuar lajmin se në makinën e institucionit që ajo drejton është gjetur lëndë narkotike. Me anë të një statusi me disa fjali në rrjetet e saj sociale, Bufi iu drejtohet qytetarëve duke u shprehur se nuk e ka shkelur kurrë ligjin duke përdorur burimet njerëzore apo materiale të Bashkisë. Ndërsa sa i përket ndalimit të nipit të saj, 35-vjeçarit Arbër Bufi, kryebashkiakja i ka cilësuar si trillime të mediave online. Në vorbullën e akuzave ndaj saj, Bufi ka dërguar edhe një mesazh për kundërshtarët politikë të saj duke u shprehur se nuk do të marrin asnjë votë nga historia që sipas saj e kanë trilluar duke premtuar edhe përballje me drejtësinë.

“Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit: Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit ! Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë. -Së katërti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij: Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo … -Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje,”-shkruan Bufi.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet majlida bufi majlida bufi

Sondazh

Poll