Aktualitet

Sherr mes dy personave në zonën e Selitës në Tiranë, plagoset njëri prej tyre, tjetri shoqërohet në polici

22 Gusht 2020, 12:44 Nga DOSJA
Sherr mes dy personave në zonën e Selitës në Tiranë,

TIRANË- Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr mes dy personave në zonën e Selitës në Tiranë. Mësohet se gjatë një sherri për motive të dobëta personi me iniciale Sh.D, ka goditur me sende të forta shtetasin I.M. Autori është shoqëruar në Polici, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 22.08.2020, rreth orës 13:50, në Selitë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Sh.D., ka goditur me sende të forta shtetasin I.M., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi Sh.D., u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes dy personave në selitë sherr mes dy personave në selitë

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 10:32

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Me familjet e tyre, ata kanë kr...