Aktualitet

30 minuta pengmarrje! 52-vjeçari i kishte para borxh, i riu nga Korça nuk e pret më, i shkon dhe…

22 Gusht 2020, 15:06 Nga DOSJA
30 minuta pengmarrje! 52-vjeçari i kishte para borxh, i riu nga

KORÇË- Një 40-vjeçar në Korçë, i identifikuar si Klodian Fautllari është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të bëjë vetëgjyqësi. I riu ka marrë peng për 30 minuta në dyqanin e tij 52-vjeçarin K. K, me pretendimin se i kishte marrë para borxh.

POSTIMI I PLOTË:

Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian fautllari korce klodian fautllari korce

Sondazh

Poll