Shpërndanin kanabis nëpër Tiranë, arrestohen 2 të rinj, sekuestrohen 80 doza kanabisi (EMRAT)
22 Gusht 2020, 11:41Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Tuneli”, ku janë arrestuar 2 të rinj, Igli Pojana dhe Rei Gjoshe. Mësohet se të rinjtë akuzohen se shpërndanin doza kanabisi nëpër Tiranë. Gjatë operacionit Policia ka sekuestruar 80 doza kababisi, 62.000 lekë dhe 3 aparate celulare.
Njoftimi i Policisë:
Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë, çon në pranga dy të rinjë që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla. Finalizohet operacioni “Tuneli”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga dy posedues që shpërndanin lëndë narkotike.
Sekuestrohen dhjetra doza me cannabis sativa, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike si dhe 3 telefona celular.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me qytetarët, se dy të rinj po merreshin me shitjen e lëndës narkotike në doza të vogla në blloqe mes pallatesh , organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin e koduar “Tuneli”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•R.Gj., 24 vjeç dhe I.P., 24 vjeç., të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit , shërbimet e Policisë në rrugën “Frosina Plaku”, në hapsiren midis nje blloku pallatesh, e cila quhet si zona e “Tunelit”, kanë konstatuar dy personat e lartpërmendur të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po shisnin lëndë narkotike në doza të vogla .
Pas kontrollit, në vendin ku u konstatuan këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur 80 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumën prej 62.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celular.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ROSKOVEC– Arbër Bufi, nipi i kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi, është proceduar penalisht pasi në mjetin që ai drejtonte efektivët e Policisë kan...
ELBASAN- Mesditën e sotme një zjarr ka shkrumbuar një hambar në fshatin Bujqës në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ka mbetur i lënduar pronari i hambarit, i cili...
SHKODËR- E ëma e Enisa Dodës është shprehur në polici se e bija, nuk e kishte sqaruar për marrëdhënien që ka patur me Indrit Bajraktarin. Burime për Dosja....
SHKODËR- Dom Gjergj Meta ka dhënë sot një mesazh të fortë nga Shkodra, lidhur me situatën e krijuar nga pandemia, por edhe kriminalitetin e lartë në vend. ...
Duket se tani ka ikur koha kur dikush të ndjek pas me makinë e i bie borisë. Ka ikur koha kur dikush të ndërpret rrugën se do të të thotë sa të pëlqen, se sa e ...
DURRES- Një tërmet është ndjerë mesditën e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin ...
Aktualitet22 Gusht 2020, 10:32
BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Me familjet e tyre, ata kanë kr...
BERAT– Edhe këtë vit qindra besimtarë bektashinj kanë marrë pjesë në pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Por edhe këtë vit ka patur probleme me therjet masive që...
TIRANË- Ekspertë të Shëndetit publik u kanë bërë thirrje prindërve për të ndjekur me rigorozitet programin e vaksinimit të fëmijëve. Sipas tyre, vaksinat e...