Aktualitet

Flakët përfshijnë pyllin e pishave në Malin e Taraboshit, rrezikohen edhe disa banesa

22 Gusht 2020, 12:55 Nga DOSJA
Flakët përfshijnë pyllin e pishave në Malin e Taraboshit,

SHKODËR- Mesditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha në Malin e Taraboshit në Shkodër. Mësohet se zjarri po përparon me shpejtësi të madhe dhe është afër disa banesave.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 automjete zjarrfikëse nga Shkodra që po bëjnë përpjekje për të shuar flakët.

Ndërkohë, vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në Peqin dhe Fushë-Krujë. Po kështu, gjatë dy muajve të fundit nga jugu në veri të vendit janë krijuar dhjetëra vatra zjarri. Më problematike situata ka qenë në zonën midis Lezhës dhe Mirditës por dhe në Elbasan. Flakët u shuan nga shirat e javëve të fundit, po mesa duket situata po del sërish jashtë kontrollit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake zjarr në tarabosh shqiperia ne flake zjarr në tarabosh

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 10:32

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Me familjet e tyre, ata kanë kr...