Aktualitet

Rëndohet bilanci i viktimave të COVID në vend, dy pacientë nga Elbasani ndërrojnë jetë, kishin një javë të shtruar

22 Gusht 2020, 13:21 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci i viktimave të COVID në vend, dy pacientë

TIRANË– Dy persona nga Elbasani kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit ditën e sotme. Mësohet se dy viktimat, një burrë dhe një grua, ishin shtruar prej më shumë se një javë në spitalet COVID në Tiranë por nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë pandemisë. 

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me viktimat, ndërsa rasti i tyre pritet të konfirmohet në përditësimin e shifrave nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në Shqipëri nga pandemia e koronavirusit janë shënuar 240 viktima dhe mijëra të infektuar. Aktualisht 137 pacientë janë të shtruar në dy spitalet COVID në vend duke luftuar me pandeminë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll