Aktualitet

“Sherri nisi për një çelës, më tha fjalë të pista”/ Gjykata lë në qeli Ndue Prengën që plagosi me thikë gruan

22 Gusht 2020, 12:13 Nga DOSJA
“Sherri nisi për një çelës, më tha fjalë

TIRANË- 73-vjeçari Ndue Prenga, i cili plagosi me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Kamëz, do të qëndrojë në qeli. Ditën e sotme gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për të moshuarin. Para togave të zeza ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe motiv ka qenë një konflikt për një çelës të shtëpisë.

“Ngjarja ka qenë aksidentale dhe konflikti ka ndodhur për një çelës dere. Ajo ka qenë duke larë enët dhe në debat e sipër jemi zënë. Gjatë konfliktit kemi ardhur vërdallë nëpër shtëpi. Gjatë rrokullisjes ka ndodhur edhe vetëplagosja e saj, pasi më parë më foli me fjalë shumë të pista”, u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 19 gushtit. 73-vjeçari Ndue Prenga ka plagosur me thikë gruan e tij dhe më pas tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. E moshuara ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri plagos me thikë gruan në tiranë ndue prenga burri plagos me thikë gruan në tiranë ndue prenga

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 10:32

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Me familjet e tyre, ata kanë kr...