Aktualitet

Drogë në makinën e bashkisë/ Procedohet penalisht nipi shofer i Majlinda Bufit, kryebashkiakja: Janë trillime! PD kërkon s

22 Gusht 2020, 11:32 Nga DOSJA
Drogë në makinën e bashkisë/ Procedohet penalisht nipi

ROSKOVEC– Arbër Bufi, nipi i kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi, është proceduar penalisht pasi në mjetin që ai drejtonte efektivët e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina në të cilën u gjet edhe lënda narkotike ishte në emër të Bashkisë, kjo pasi 35-vjeçari ishte punësuar si shofer nga kryebashkiakja Bufi. Makina përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës. Policia e Shtetit ka bërë njoftimin për rastin mes rreshtash, duke bërë me dije se makina ku u gjet lënda narkotike e llojit kanabis është sekuestruar, ndërsa është prangosur një 29-vjeçar, i cili ndodhej në makinë me Bufin. Sipas Policisë, në makinë dy të rinjve u ishte gjetur një dozë e vogël kanabisi gati për shitje, ndërkohë që sipas ish-kryeministrit Sali Berisha në makinë ndodheshin plot 85 kilogramë lëndë narkotike e marrë nga qyteti i Skraparit.

Pavarësisht se lajmi për drogën u konfirmuar nga Policia, kryebashkiakja Majlinda Bufi e ka përgënjeshtruar duke e cilësuar si një trillim të mediave të kundërshtarëve të saj politikë, duke premtuar edhe përballje me drejtësinë.

Ndërkohë që në media është bërë “gurgule” rasti, heshtja mbizotëron edhe nga ‘kampi mavi’, nga ku asnjë nuk ka dhënë një reagim lidhur me rastin, ndërsa PD-ja ka kërkuar shkarkimin e Bufit. Duke vënë theksin tek heshtja e kryeministrit Edi Rama, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj kërkon shkarkimin e Bufit, duke mos i kusyer akuzat se Bufi dhe nipi i saj janë nën “mbrojtjen” e kreut të qeverisë për ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm.

Ndërkohë që të gjitha palët heshtin, pritet nëse kryesocialisti Rama do të vazhdojë të mbajë në krye të Bashkisë Bufin, apo do të urdhërojë shkarkimin e saj…

(k.m.j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber bufi droge ne makinen e bashkise roskovec majlinda bufi arber bufi droge ne makinen e bashkise roskovec majlinda bufi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 10:32

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Me familjet e tyre, ata kanë kr...