Sport

PSG “prish magjinë” e Atalantës, italianët rezistojnë deri në limite, “bien në tapet” për 3 minuta

12 Gusht 2020, 21:05 Nga DOSJA
PSG “prish magjinë” e Atalantës, italianët

CHAMPIONS LEAGUE-Francezët e PSG kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë ndaj Atalantës në vetëm 3 minuta. Skuadra e Tuchel  vuajti shumë për të gjetur golin e barazimit dhe më pas atë të fitores.

Atalanta u dorëzua pas 90 minutash rezistencë. Ishte Marquinhos ai që barazoi shifrat në Lisbonë, pas një devijimi të pavullnetshëm të mbrojtjes së Atalantës. Më pas 3 minuta në vonë, pas një aksioni të bukur, Choupo Moting dërgoi dërgoi në rrjet topin e shërbyer nga shoku i tij i skuadrës Mbappe.

PSG e shtoi shumë presionin ndaj italianëve në pjesën e dytë, të cilët nuk arritën që të dilnin në lojën e tyre. Ndërkohë në pjesën e parë për Atalantën shënoi Pasalic në minutën e 27′, por magjia zgjati deri në minutën e 90.

Në fazën e ardhshme, PSG do të përballet me fitusin e çiftit Atletico Madrid-Leipzig, që do të luhet ditën e nesërme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta psg atalanta psg

Sondazh

Poll