Sport

Kërkohet nga Juventus,Milan dhe Inter, Tonali kërkon të mbyllë marrëveshjen me këtë ekip

12 Gusht 2020, 15:34 Nga DOSJA
Kërkohet nga Juventus,Milan dhe Inter, Tonali kërkon të

ITALI- Sandro Tonali është një nga lojtarët më të spikatur sezonin që lamë pas dhe si pasojë shumë skuadra kërkojnë shërbimet e 20-vjeçarit. Disa nga skuadrat që janë në gjurmët e Tonalit janë Juventus, Milan dhe Interi por mesfushori duket se e ka gjetur ekipin e tij të ardhshëm.

Sipas mediave italiane 20-vjeçari dëshiron që të vazhdojë një aventurë te Interi dhe  i ka kërkuar agjentit të tij të mbyllë marrveshjen me zikaltërit. Ndërkohë që Interi i ka ofruar mesfushorit një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 3.5 milion eurosh në sezon ndërsa ekipit aktual Bresicas i ka kërkuar huazim me detyrim blerje në fund të sezonit tjetër me një ofertë prej 35 milion eurosh për kartonin e 20-vjeçarit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato e interit sandro tonali merkato e interit sandro tonali

Sondazh

Poll