Sport

Kërkohet me ngulm nga Guardiola, Mancester City ‘hap thesin’ për mbrojtësin e Napolit

12 Gusht 2020, 14:57 Nga DOSJA
Kërkohet me ngulm nga Guardiola, Mancester City ‘hap thesin’

BRITANI E MADHE- Manchester City është në bisedime të avancuara me Napolin për mbrojtësin Kalidou Koulibaly. Pas interesimit jashtëzakonisht të madh të Guardiolës për mbrojtësin më të shtrenjtë në Serie A, drejtuesit e City po bëjnë çmos për të arritur një marrëveshje mes palëve.

Sipas mediave ndërkombëtare drejtuesit e Manchester City janë edhe me bisedime me agjentin e 29-vjeçarit, Fali Ramadanin. Blutë e Manchesterit janë të gatshëm që ti ofrojnë yllit nga Senegali  një marrëveshje prej 10 milion eurosh në sezon deri në 2025. Ndërsa Napolit një ofertë prej 70 milion eurosh për kartonin e këtij të fundit.

Koulibaly u ble nga Napoli në 2014 për 7 milion euro  dhe për 6  vite vlera e këtij lojtari është  13 fishuar duke shkuar kështu në vlerën 90 milion euro.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kalidou koulibaly merkato e veres kalidou koulibaly merkato e veres

Sondazh

Poll