Sport

Lajm i mirë për trajnerin e PSG, gjen ‘yllin’ e ekipit në prag të sfidës me Atalantën

12 Gusht 2020, 15:01 Nga DOSJA
Lajm i mirë për trajnerin e PSG, gjen ‘yllin’ e ekipit

CHAMPIONS LEAGUE-Trajneri i PSG, Tomas Tuchel ka marrë një lajm të mirë në prag të sfidës së Champions ndaj Atalantas. Ylli i ekipit dhe njëkohësisht golashënuesi më i mirë i kampionatit francez, Kulian Mbappe, është rekuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë në stolin e rezervave.

Jemi të lumtur që ai është pjesë e grupit dhe do të kemi mundësinë që ta mbyllim ndeshjen me të“, u shpreh trajneri gjerman i PSG.

Kylian Mpappe ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 18 asiste në 34 ndeshje në të gjitha  kompeticionet, duke lënë pas shokët e tij të repartit të sulmit, Icardi dhe Neymar. Ai u dëmtua më 24 korrik, në finalen e Kupës së Francës, të fituar nga PSG ndaj Siant Etiene.

Sipas teknikut gjerman, nëse Mbappe është aty, do të shtohej më shumë presioni për Neymar. Ndër të tjera ai shton, se do të ishte mrekulli, nëse Mbappe do të aktivizohej.

Kam përshtypjen se ka gjithmonë presion mbi të, por ai e pëlqen këtë fakt“, tha Tuchel për brazilianin.

Marrë nga Goal.com

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kylian mbappe tomas tuchel kylian mbappe tomas tuchel

Sondazh

Poll