Sport

Kthehet në stadiumin që e katapultoi drejt futbollit profesionist, Felix: Ndjesi e veçantë, dua të shkruaj historinë te At

12 Gusht 2020, 17:17 Nga DOSJA
Kthehet në stadiumin që e katapultoi drejt futbollit profesionist,

PORTUGALI- Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix ka dhënë një intervistë për mediat ndërkombëtare një ditë para ndeshjes me Leipzig në Lisbonë. Ai është shprehur se për të kjo është një ndjesi tepër e veçantë  pasi po rikthehet në stadiumin ku bëri debutimin e tij të parë si futbollist profesionist. 20-vjeçari gjithashtu ka deklaruar se frymezimi i tij është Antoine Griezmann dhe se dëshiron që të shkruajë historinë me Atletico Madrid njësoj si ai.

Atletico ishte shumë afër fitimit të Champions League pak vite më parë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, shumë të kujdesshëm. Është një ndjesi e veçantë të luaj në ‘Estadio da Luz’, si portugez që jam dhe prej faktit që kam qenë pjesë e Benfikës. Në këtë stadium kam shënuar golin tim të parë si profesionist. Frymëzimi im? Antoine Griezmann. Ai ka bërë gjëra të mëdha. Më frymëzon ajo që ka arritur me Atletico Madrid. Ai ka shkruar historinë këtu dhe do të gëzohesha po të bëja të njëjtën gjë“, u shpreh portugezi Felix.

Ndërkohë që Joao Felix ditën e djeshme u bë pjesë e një ngjarje aspak të këndëshme, pasi e dashura e tij postoi një foto nga pushimet e tyre ku në foto dalloheshin organet gjenitale të tij.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antoine grizmann joao felix antoine grizmann joao felix

Sondazh

Poll