Sport

Dy ditë para ndeshjes përballjes me Barcelonën, mesfushori i Bayern Munich “gjen formulën” për të ndaluar Mess

12 Gusht 2020, 16:26 Nga DOSJA
Dy ditë para ndeshjes përballjes me Barcelonën, mesfushori i

GJERMANI- Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të ndaluar Messin është duke punuar si skuadër. Ai është shprehur se Messi është një lojtar i madh dhe se mund ta zhbllokojë lojën në çdo minutë, por në mënyrë që të dalin triumfues duhet të luajnë vetëm në grup.

“Si ndalet Messi? Mendoj se kësaj pyetje kanë provuar t’i përgjigjen 100 nga 1000 persona. Mënyra e vetme është të punojmë si skuadër. Të gjithë e njohin talentin e Messit, mund të gjej zgjidhje në situata të ndërlikuara. Duhet të luajmë si skuadër. Nuk e di nëse dikush mund t’ia heq dëshirën për të luajtur, duhet të përgjigjemi si skuadër dhe të bëjmë lojën tonë”, u shpreh mesfushori gjerman.

Barcelona dhe Bayern Munich do të përballen në 14 gusht për të fituar një vend në gjysmëfinalen e Champions League në Portugali. Të dyja skuadrat kanë shumë pritshmëri që të kalojnë në fazën tjetër të kompeticionit edhe pse njera duhet të heqë dorë nga ëndrra për titullin kampion.

(I.A/dosja.al)

 

 

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cerekfinalet e champions leon goretzka lionel messi cerekfinalet e champions leon goretzka lionel messi

Sondazh

Poll