Sport

Inter merr lajmin e hidhur për Sanchez, kileni humb sfidën ndaj Shakhtar, ka shpresa për finalen

12 Gusht 2020, 18:08 Nga DOSJA
Inter merr lajmin e hidhur për Sanchez, kileni humb sfidën ndaj

MILANO-Alexis Sanchez nuk do të jetë në dispozicion të Antonio Contes, për përballjen e Inter me Shakhtar. Sulmuesi Kilen u dëmtua në ndeshjen ndaj Leverkusen dhe do të humbasë gjysmëfinalen ndaj ukrainasve. Ekzaminimet kanë përcaktuar, se sulmuesi ka një tërheqje muskuloare në bicepsin fermoral të kofshës së djathtë.

Pas lajmeve nga infermieria, Antonio Conte po shpreson që ta rekuperojë kilenin për finalen, nëse do të arrijë të mundë Shakhtar sigurisht.

Alexis Sanvhez sapo ka firmosur një kontratë që e lidh me zikaltërit deri në vitin 2023. Ai pranoi të ulë rrogën stratosferike që merte tek Mancester United, vetëm për të qëndruar në Milano.

Inter do të luajë të hënën ndaj Shakhtar Donetsk për gjysmëfinalen e Europa League. Me mungesën e Sanchez, pritet që të jetë titullar që nga minuta e parë, Christian  Eriksen,

Marrë nga Gazzettadellosport

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alexis sanxhez inter alexis sanxhez inter

Sondazh

Poll