Sport

Kukësi përforcon organikën para sfidës në Europa League, Telushi firmos për dy vite me verilindorët

12 Gusht 2020, 15:55 Nga DOSJA
Kukësi përforcon organikën para sfidës në Europa

KUKËSI-Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mesfushori vlonjat ka firmosur me veri-lindorët një kontratë 2-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Pasi ka kryer vizitat mjekësore, ai ka hedhur edhe firmën në kontratë, që e lidh me Kukësin për dy vite. Mesfushori ka udhëtuar drejt Tropojës, ku do të bashkohet me ekipin, për të nisur përgatitjen për ndeshjen ndaj Slavias së Sofies në Europa League.

Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore, ndërsa ka fituar edhe kampionatin me Partizanin një vit më parë.

Njoftimi i FK Kukwsi

⚽️ Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore por edhe jashtë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit ku edhe ka fituar një herë titullin kampion.

✅ Telushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

➡️ Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno ??

Skeda e Lojtarit:
Emri: Bruno Telushi
Mosha: 29 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.81 m
Pozicioni: Mesfushor

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bruno telushi fk kukësi bruno telushi fk kukësi

Sondazh

Poll