Sport

Pas largimit të papritshëm nga Valencia, Daniel Parejo shpërthen në lot gjatë konferences

12 Gusht 2020, 18:23 Nga DOSJA
Pas largimit të papritshëm nga Valencia, Daniel Parejo shpërthen

SPANJË- Mesfushori i Valencias, Daniel Parejo largohet pas nëntë vitesh kontributi nga klubi i lakuriqve të natës. Ai u shit nga drejtuesit e Valencias te rivalët e tyre Vilareal për 8 milion euro. Në një interviste mesfushori u shpreh se nuk i është dhënë asnjë arsye për largimin e tij dhe se tani duhet të përgatitet të japë maksimumin te ekipi i tij i ri.

“Askush nuk ma tha arsyen e largimit tim. Nuk më thanë nëse ishte për shkak të pagës, apo për arsye sportive,” deklaron mesfushori.

? @DaniParejo rompe a llorar en su rueda de prensa de despedida del Valencia:

?”Mi hijo mayor me pregunta… ¿Pero cómo te vas a cambiar de equipo?”.

Nos vemos a las 12 de la noche en #ElChiringuitoDeMega. pic.twitter.com/1tjNUGvbPe

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 12, 2020


Ai gjithashtu tregoi edhe një episodë emocionues me të birin që e pyeti se përse do largohej nga ekipi aktual. Gjatë përgjigjes 31-vjeçari nuk e mbajti dot veten dhe shpërthehu në lotë duke thënë se futbolli është i paparashikueshëm dhe i trishtë.

“Djali im i madh më pyeti, po si do ta ndërrosh skuadrën? I thashë që futbolli kështu është, i trishtë ndonjëherë”, mbyll intervistën Parejo.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport daniel parejo merkato e villareal daniel parejo merkato e villareal

Sondazh

Poll