Sport

Gjykata Federale e Zvicrës rrëzon ankimimin e Skënderbeut, korçarët nuk dorëzohen: Do ta apelojmë në GJEDNJ

12 Gusht 2020, 17:29 Nga DOSJA
Gjykata Federale e Zvicrës rrëzon ankimimin e Skënderbeut,

KORÇW-Gjykata Federale e Zvicrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjyaktës së Arbitrazhit Sportiv, për pezullimin prej 10 vitesh të Skëndërbeut nga të gjitha kompeticionet europiane dhe gjobën 1 milion euro. Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, klubi korçar njofton, se Gjykata Federale ka rrëzuar ankimimin e 12 korrikut.

Mësohet se trupa gjykuese me 3 vota pro dhe dy kundra hodhi poshtë rekursin e 7 herë kampionëve të Shqipërisë. Klubi bën me dije, se po shihet mundësia për ta dërguar çështjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Njoftimi i Skënderbeut

Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019. Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit. Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon!

Dy vite më parë, UEFA dënoi Skënderbeun me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë. Shtatë herë kampionët e Shqipërisë, akuzohet se kanë trukuar mbi 50 ndeshje në Champions League, Europa League, Superligë dhe miqësore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjykata federale e zvicres skenderbeu gjykata federale e zvicres skenderbeu

Sondazh

Poll