Sport

U anulua ndeshja për shkak të COVID, Drita sqaron çfarë ndodhi në Zvicër: Sot vendos UEFA

12 Gusht 2020, 13:44 Nga DOSJA
U anulua ndeshja për shkak të COVID, Drita sqaron çfarë

KOSOVË- Klubi i Dritës ka reaguar sot në lidhje me episodin e ndodhur një ditë më parë, ku shteti Zviceran kërkoi që ata të largoheshin, pasi një lojtar kishte rezultuar me COVID-19. Në një deklaratë në mediat sociale, Drita njofton se të gjithë lojtarët tashmë ndodhen në Kosovë dhe ndeshja është anuluar e pritet sot vendimi nga UEFA se kur do të zhvillohet.

Organizatori UEFA ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet, por ka qenë e pamundur nga autoritetet zvicerane”, shtohet më tej

NJOFTIMI I PLOTË

Klubi jone FC DRITA sapo ka arritur ne Kosove. Me kerkese te shtetit zvicrran, na eshte kerkuar qe ta leshojme vendin e zvicrres para se te karantinohemi per 10 ditet e ardhshme. Organizatori UEFA ka bere perpjekje qe ndeshja te zhvillohet por qe ka qene e pamundur nga autoritetet zvicrrane. Me tu marr ky vendim, ne koordinim me organizatorin e kompeticionit eshte vendosur qe ndeshja mos te zhvillohet dhe ne te kthehemi ne Kosove. UEFA gjithashtu na ka njoftuar qe per fatin e ndeshjes ndaj Linfild FC do te venodset sot(12.08.2020) nga komisioni i diciplines se UEFA-se.

Rregullat e UEFAS ishin te qarta qe nese nje lojtare rezulton pozitiv, lojtari do te izolohet dhe pjesa tjeter e skuadres do te vazhdoj me ndeshjet, ndersa kjo rregullore ka ra ndesh me rregullat e shtetit zvicrran, per te cilen gje eshte dashur qe ta mendoje mire organizatori i kompeticionit qe mos te na shfaqen probleme te tilla. Klubi jone FC DRITA eshte tejet optimist qe do te gjindet nje zgjidhje nga UEFA ne menyre qe mos te demtohet asnje skuader.

Një ditë më parë, Drita teksa po bëhej gati për ndeshjen zbuloi se një lojtar ishte me COVID dhe autoritetet zvicerane nuk lejuan që ndeshja të zhvillohej të territorin e tyre për arsye sigurie.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drita koronavirusi ne futboll uefa drita koronavirusi ne futboll uefa

Sondazh

Poll