Sport

I shmanget rrezikut, legjenda braziliane Pele merr vizitën surprizë në spital në Paris (Foto)

8 Prill 2019, 20:52 Nga DOSJA
I shmanget rrezikut, legjenda braziliane Pele merr vizitën surprizë

Ditë më parë legjenda braziliane u shtrua në spital në Paris, por tani Pele është mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Trajtimi në spitalin francez po vijon në mënyrën më të mirë të mundshme, aq sa që bëri shaka duke deklaruar se ishte madje gati të rikthehej të luante futboll.

Nga një magjistar i topit, te një tjetër. Pikërisht këtë të hënë, kampioni brazilian ka patur një vizitor bashkëkombas, Neymar, i cili iu ribashkua stërvitjes me skuadrën e PSG, pas 70 ditë dëmtimi në këmbë.

Është pikërisht braziliani 27-vjeçar ai që ka publikuar një fotografi në “Instagram”, ku shfaqet përkrah legjendës Pele. Që të dy qeshin, gati të hedhin pas shpine problemet e tyre fizike, për të vijuar mes lavdisë jetët respektive.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport neymar paris pele neymar paris pele

Sondazh

Poll