Sport

Sporting Lisbona do t’i shtojë ‘CR7’ emrit të stadiumit në nder të portugezit Ronaldo

8 Prill 2019, 17:40 Nga DOSJA
Sporting Lisbona do t’i shtojë ‘CR7’ emrit të

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një nga më të preferuarit jo vetëm nga fansat, por edhe sponsorët e shumtë ndërkombëtarë, që zgjedhin pikërisht portugezin për ta bërë figurën kryesore të kompanive të tyre.

Së fundi po mendohet që klubi fillestar i portugezit, Sporting Lisbona, që po mendon të shtojë CR7 në emrin actual të stadiumit, që mban emrin e themeluesit të klubit, “Jose Alvalade”.

Synimi i portugezëve është që ta quajnë stadiumin “Jose Alvalade CR7”, për të përfituar më shumë nga marketingu, por edhe për të bindur portugezin, që vitet e fundit të karrierës, t’i kalojë pikërisht në Lisbonë.

Cristiano Ronaldo iu bashkua Sportingut të Lisbonës kur ishte vetëm 12 vjeç dhe pas 5 vitesh në skuadrat e moshave, debutoi në vitin 2002 me ekipin e parë, ndërsa në fund të sezonit Ferguson e mori atë tek anglezët e Manchester United.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cr7 cristiano ronaldo jose alvalade sporting lisbon stadiumi i sporting lisbon cr7 cristiano ronaldo jose alvalade sporting lisbon stadiumi i sporting lisbon

Sondazh

Poll