Sport

Pas Zidane, pritet rikthimi i madh në rradhët e Bernabeut

8 Prill 2019, 18:49 Nga DOSJA
Pas Zidane, pritet rikthimi i madh në rradhët e Bernabeut

Fillimisht u rikthye trajneri Zinedine Zidane dhe tani Reali duket se është gati për të rikthyer një tjetër personazh madrilen.

Kolumbiani James Rodriguez është i huazuar tek ekipi gjerman i Bayern Munich dhe sipas medias ‘’El Confidencial’ shanset janë që ai të vahzhdojë karrierën tek Reali i Madridit.

Ai është një mesfushor me potencial të madh, por në Santiago Bernabeu nuk është vlerësuar aq sa pritej nga kolumbiani. Bayern duhet të paguajë 42 milionë euro për të por bavarezët nuk janë të gatshëm ta sjellin atë në Allianz Arena.

Zidane do të përmirsojë fazën sulmuese të ekipit kështu që Rodriguez do të ishte një opsion i mirë për madrilenët.

Më parë në karrierën e tij ai ka luajtur për Monaco dhe Porto, ku në vitin 2014 shkëlqeu me Kolumbinë në Kampionatin Botëror dhe i siguroi vetes transferimin në Bernabeu.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport james rodriguez real madrid zinedine zidane james rodriguez real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll