Sport

Ivan Rakitic i ka thënë po gjigandit të ‘Seria A’ sipas mediave italiane

8 Prill 2019, 17:13 Nga DOSJA
Ivan Rakitic i ka thënë po gjigandit të ‘Seria A’

E ardhmja e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic mbetet në ajër me klubin katalunas, me ardhjen e hollandezit Frenkie de Jong nga Ajax dhe mediat në Itali kanë sygjeruar se destinacioni i preferuar i kroatit është Juventusi nëse vendos të largohet nga Camp Nou.

Rakitic e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga Barcelona dhe në fakt pret një ofertë për zgjatje të kontratës, por thashethemet mbi largimin e tij nuk janë larguar gjithë sezonin.

Media italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ janë të sigurtë që kroati ka biseduar më klubin në Torino dhe më shumë se kaq ka dhënë aprovimin e tij për tu bashkuar me bardhezinjtë në verë nëse largohet.

Ardhja e de Jong do e vendosë në rrezik pozicionin e 31 vjeçarit në ekip duke marrë parasysh performancat e mira të sezoneve të kaluara. Sidoqoftë ai është një lojtar që Barcelona mund të nxjerrë një sasi të madhe parash. Largimi i tij do ndihmonte tranferimin e hollandezit dhe gjithashtu do financonte tranferimin e mbrojtësit De Ligt.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona frenki de jong ican rakitic juvnetus barcelona frenki de jong ican rakitic juvnetus

Sondazh

Poll