Sport

Bekim Balaj shkëlqen në Rusi, 2 gola në 2 ndeshje

8 Prill 2019, 19:29 Nga DOSJA
Bekim Balaj shkëlqen në Rusi, 2 gola në 2 ndeshje

Bekim Balaj është në formë të shkëlqyer, duke e vazhduar atë që tregoi me fanellën e kombëtares.

Sulmuesi kishte shënuar ndaj Andorrës me kombëtaren shqiptare.

Me tu rikthyer në Rusi, shkodrani shënoi fillimisht javën e shkuar në ndeshjen ndaj Spartak Moskës, ndërsa edhe sot e gjeti rrugën e portës përsëri.

Ky ishte goli i tretë për Balajn në kampionat këtë sezon, që ishte i kushtëzuar nga lëndimet e shumta.

28-vjeçari ka kontribuar në fitoren e Akhmat Groznit, si pritës të Orenburgut.

Balaj shënoi golin e tretë, duke e fiksuar rezultatin në 3-1.  Sulmuesi u gjet i lirë në zonë dhe shënoi përballë portierit.

Odise Roshi luajti disa minuta, ndërsa Bernard Berisha ishte në stol dhe nuk u inkuadrua. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport akhmat grozni bekim balaj kampionati rus orenburg akhmat grozni bekim balaj kampionati rus orenburg

Sondazh

Poll