Sport

Duka në Bologna, mediat italiane zbardhin të vërtetën: Edi Reja trajneri i ri i kombëtares shqiptare

8 Prill 2019, 14:08 Nga DOSJA
Duka në Bologna, mediat italiane zbardhin të vërtetën: Edi

Pas largimit të Christian Panuccit nga stoli kombëtares, e gjithë federata sëbashku më Armand Dukën është vendosur në kërkim për një trajner të ri për përfaqësuesen kuqezi.

Ditë më pare lajme dolën që presidenti Duka ishte në Bologna për të diskutuar më Alberto Zakeronin.

Por sipas radios italiane ‘Kiss Kiss’ nuk ka qenë kjo në të vërtetë arsyeja, sipas tyre Duka ka ardhur për të takuar Eduardo Rejën për të vazhduar bisedimë e tyre të cilat nisën që në humbjen me Turqinë në ‘Loro Boriçi’.

Një rrogë prej 250 mijë eurosh në vit, po aq sa përfitonte Panuçi, pa llogaritur pagën e stafit.  Pritet që Reja të pranojë këtë ofertë.

Pavarësisht ndonjë vështirësie të hasur në ditët e kaluara, tratativa është mbyllur në fundjavë pas një takimi të zhvilluar në Bolonja mes Reja e Armand Duka, presidentit të Federatës shqiptare.

Në prag të dy ndeshjeve të qershorit, kundër Islandës e Moldavisë, trajneri i ri ka menduar ti besojë si asistent Alessandro Calori: që vjen nga një aventurë që zgjati pak më shumë se një muaj me Ternana.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka bologna christian panucci eduardo reja loro borici armando duka bologna christian panucci eduardo reja loro borici

Sondazh

Poll