Sport

Forma e dobët e Coutinhos, media spanjolle zbulojnë arsyen: Është i ‘mallkuar’

8 Prill 2019, 16:57 Nga DOSJA
Forma e dobët e Coutinhos, media spanjolle zbulojnë arsyen:

Futbollisti Brazilian, Coutinho po kalon një periudhë jo mjaft të mirë me Barcelonën.

26 vjeçari konsiderohej të kthehej në zëvendësuesin perfekt të Iniestës por mesa duke tani e ka humbur besimin e tifozëve dhe pak nga pak të trajnerit.

Por ‘ESPN’ ka zbuluar arsyen se pse braziliani nuk është në rrugën e suksesit në Camp Nou dhe sipas tyre është shtëpia e tij, e cila ndodhet në Castelldefelsm, jashtë Barcelonës.

3 ish futbollistë të Barcelonës kanë jetuar në këtë shtëpi dhe të të gjithë kanë përfunduar me të njejtin fat. Cesc Fabregas ia shiti atë shtëpi Thomas Vermaelen, pasi spanjolli iku tek Chelsea në Londër në vitin 2014. Belgu që prej asaj kohe ka vuajtur shumë me dëmtime dhe nuk ka siguruar asnjëherë vendin e titullarit në ekip.

Ndërsa i parafundit është Angre Gomes i cili nuk arriti të tregojë vlerat e tij si futbollist edhe pse u tranferua për 40 milionë euro.

Ndërsa Coutinho u tranferua për rekordin e Barcelonës, 140 milionë euro të cilat mesfushori nuk po arrin t’i justifikojë.

B.N/dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport andre gomes barcelona katalunja philippe coutinho thomas vermaelen andre gomes barcelona katalunja philippe coutinho thomas vermaelen

Sondazh

Poll