Sport

Ish fituesi e Champions League: Messi dhe Ronaldo nuk janë më në nivelin e dikurshëm

8 Prill 2019, 16:36 Nga DOSJA
Ish fituesi e Champions League: Messi dhe Ronaldo nuk janë më në

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë aq ‘fantastikë’ sa kanë qenë dikur, sipas ish bosit të Bayern Munich Ottmar Hitzfield.

Deri më tani Messi ka shënuar 43 herë në të gjitha kompeticionet, më shumë se çdo futbollist në 5 ligat më të mira në Europë, duke mbajtur kështu shpresat gjallë për një trio trofesh.

Ronaldo ka arritur një shifër modeste në standartet e tij me 24 gola në sezonin e parë, por tregolëshi i tij kundër Atletiko Madrid në Champions League për t’i siguruar ekipit Italian një vend në çerekfinale.

Sidoqoftë të dy nuk arritën të merrnin trofeun e më të merit të vitit, me Luka Modric i cili mori trofeun individual ‘Topin e Artë’ duke i dhënë fund dominimit 10 vjeçar të dyshes Ronaldo-Messi.

Hitzfel i cili ka fituar Champions League me Borussia Dortmund dhe me Bayern si trajner,  beson se secili prej tyre po tregon shenja rënieje, duke thënë se një ekip anglez nga Premier League do arrijë të fitojë Champions League.

Unë besoj se klubet angleze kanë shanse të mirë këtë vit

Ato kanë shumë potencial. Dhe ndoshta ngaqë Messi nuk është aq fantastic sa ka qenë, ashtu si Cristiano Ronaldo. Ai prap shënon gola, po është e vështirë për Juventusin të futet në katërshen e fundit edhe pse janë një ekip i mirë taktikisht.

Për mendimin tim një ekip anglez, Manchester City ose Liverpool. Një nga këto me patjetër do arrijë në finale.

Messi dhe Barcelona ndeshen me Manchester United në çerekfinale me ndeshjen e parë në Old Trafford të mërkurën, ditën që Juventusi ndeshet me Ajax.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona manchester united champions league cristiano ronaldo lionel messi ottmar hitzfield barcelona manchester united champions league cristiano ronaldo lionel messi ottmar hitzfield

Sondazh

Poll