Sport

Plas sherri mes futbollistëve në Brazil, 3 lojtarë përfundojnë në pranga (Video)

8 Prill 2019, 18:23 Nga DOSJA
Plas sherri mes futbollistëve në Brazil, 3 lojtarë

Në rajonin e Goias, në Brazil, ndeshja gjysmëfinale e kampionatit mes skuadrës vendase Atletico Goianense dhe Vila Nova ka përfunduar mes kaosit, teksa një sherr i madh mes lojtarëve shpërtheu në fushë.

Vërshëllima e trefishtë kualifikoi për në finale Atletico Goianense me rezultatin 1-0 dhe sulmuesi i tyre Pedro Raul shpërtheu në festë, kjo nuk iu ka pëlqyer lojtarëve të Vila Nova sepse ka provokuar tifozët e tyre, dhe janë sulur menjëherë drejt tij.

Për të mbrojtur Pedro Raul kanë ndërhyrë shokët e skuadrës dhe të gjithë lojtarët u përfshinë në një sherr masiv që vetëm ndërhyrja e policisë me sprej piperi dhe ujë arriti t’i ndajë.

Gjithsesi në fund tre lojtarë përfunduan në pranga për sherrin që ndodhi në fushë.

La que estuvo tranquila fue la semifinal entre Atlético Goianiense y Vila Nova en Brasil. pic.twitter.com/axfjfVGw4Y

— El Número Diez (@numerodiezco) April 8, 2019

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 3 të arrestuar altetico goianense brazil vila nova 3 të arrestuar altetico goianense brazil vila nova

Sondazh

Poll