Aktualitet

Tragjedia në Pukë, kryetari i Bashkisë dhe donatorët garantojnë funeralin dhe një shtëpi të re për 4 fëmijët

8 Prill 2019, 14:18 Nga DOSJA
Tragjedia në Pukë, kryetari i Bashkisë dhe donatorët

PUKË- Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pukë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, (Lexo këtu) i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së qytetit. 

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku humbi jetën çifti Petrit dhe Dava Ndoj, 46 dhe 35 vjeç, dhe fatmirësisht shëptuan 4 fëmijët e familjes së bashku me dy gjyshërit. Ai shprehet se ngjarja i ka tronditur të gjithë dhe në kohë rekord janë mbledhur Emergjencat Civile dhe në bashkëpunim me donatorët vendosën që të kontribuojnë duke i bërë të ndjerëve funeralin dhe në harkun kohor të 40 ditëve t’u ndërtojnë shtëpinë.

“Deshi zoti dhe fati që një pjesë e familjes së tyre doli pa problematika. Ne bëmë një veprim jashtëzakonisht të mirë në kohë dhe afat të caktuar, por koha për ti minimizuar këto fatkeqësi ishte shumë e shkurtër. Isha prezent kur u bë nxjerrja e trupave, ndjej një tronditje të rëndë psikologjike kur pash tek bashkëqytetarët e mi një dramë të madhe, për mua do të jem në kujtesën time.”, tha kryetari i Bashkisë së Pukës pas tragjedisë për Report TV.

Më tej ai ai tha:

“Mblodhëm Shtabin e Emergjencave ku vendosëm që familjes në bashkëpunim me donatorë, t’i japim ndihmesë, funeralin, për t’i bërë shtëpinë për 40 ditë. E falenderoj atë biznesmen që mori përsipër realizimin e kësaj detyre. Aty ku ka unitet, marrja e situatës në dorë në kohën e duhur, nxitet edhe opinioni në ndjesinë njerëzore, që shpesh na ka humbur”.

Çifti Petrit dhe Dava Ndoj janë djegur të gjallë teksa banesa e tyre në Pukë ka marrë flakë. 4 fëmijët e tyre janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar, ndërsa njëri prej tyre ka shpëtuar edhe gjyshen e tyre të paralizuar. Dy të moshuarit ndodhen tek të afërmit e tyre në fshat.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia garanton shtëpi për 40 ditë dava ndoj pal gjoni petrit ndoj shpëtojnë 4 fëmijët tragjedia ne puke zjarr ne puke bashkia garanton shtëpi për 40 ditë dava ndoj pal gjoni petrit ndoj shpëtojnë 4 fëmijët tragjedia ne puke zjarr ne puke

Sondazh

Poll