Aktualitet

Vlorë/ 200 gr lëndë plasëse në zyrën e një përkthyeseje, policia shoqëron disa persona

8 Prill 2019, 12:46 Nga DOSJA

VLORË– Një pako me 200 gr lëndë plasëse është gjetur mesditen e sotme në derën e një përkthyeseje pranë Gjykatës së rrethit Vlorë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije pakoja e dyshimtë është pranë zyrës së përkthyeses ligjore, Eleni Zhupës.

Menjëherë pas njoftimit për prezencën e pakos së dyshimtë e gjithë zona rreth godinës dykatëshe u rrethua për rreth 4 orë, në pritje të forcave të posaçme xheniere për çmontimin e saj.

Pasi kanë kryer çmontimin e pakos, lënda plasëse u mor nga forcat e posatçme të Tiranës, të cilat do të përcaktojnë edhe llojin e saj.  Pakoja e zezë e vendosur në sheshpushimin e godinës dykatëshe ku edhe ndodhen disa biznese dyshohet të jetë e lidhur me telekomandë, për shpërthim në distancë.

 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe arsyes së vendosjes së lëndës plasëse pranë zyrës ligjore të përkthimit. Policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre dhe pronarin e ndërtesës A.Bajramaj ku edhe operojnë bizneset.

(A.B/k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eksploziv ne gjykaten e vlore eleni zhupa tritol perkthyeses ne vlore tritol tek zyra e avokatise vlore eksploziv ne gjykaten e vlore eleni zhupa tritol perkthyeses ne vlore tritol tek zyra e avokatise vlore

Sondazh

Poll