Aktualitet

U ra të fikët dhe u dhunuan, gratë e Bulevardit të ri: Policia nga goditi me shkopinj gome

8 Prill 2019, 12:00 Nga DOSJA
U ra të fikët dhe u dhunuan, gratë e Bulevardit të ri:

Tiranë- Dhjetra banorë të Bregut të Lumit janë ngritur në protestë ditën e sotme pasi nuk lejojnë që banesat e tyre të prishen. Nga ana tjetër INUV-i nisur punën për të shembur banesat. Një pjesë e protestuesve janë me shkopinj dhe gurë nëpër duar dhe janë përplasur me policinë. Disa prej tyre janë ngujuar brenda banesave dhe kërkojnë dëmshpërblim. 

Gratë protestuese, banore të kësaj zone ka ‘shpërthyer’ në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë, Erion Veliajt. Veliajn dhe Ramën ata e kanë quajtur horra dhe kriminela.

“Ka ardhur koha që të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe të mbrojmë shtëpitë tona. I bëjmë thirrje atij horri që është kryeministër, dheatij vemje së bashkisë që të mos na provokojnë më. Ky kryeministër është horr dhe i ka ditët e numëruara. I bëjmë thirrje atij horri që tre mos na dhunojnë më. Aty do të jap jetën për të mbrojtur fëmijët tanë. Ai është dhembja e bashkisë dhe është një kriminel.”, u shprehën banoret.

Një tjetër grua u shpreh se e kanë dhunuar dy policë. “Më kanë gjuajtur dy polica me shkopinj gome, dola për shtëpinë time, në mbrojtje, më kanë rrëzuar policët. Ka një vendim për dëmshpërblim po nuk kemi marrë asgjë,”- tha ajo.

Ndërsa gruaja e cila humbi ndjenjat u shpreh: “Ky është një kryeministër hajdut kriminel, ka marrë parat tona. Do t’i mbrojmë me gjak këto shtëptë. Na kanë zhgërryer në llucë në baltë.  Ne kemi bërë letra, por s’kemi marë asgjë edhe pse bëmë protesta”.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorëte bregut të lumit edi rama erion veliaj protesta te bulevradi i ri banorëte bregut të lumit edi rama erion veliaj protesta te bulevradi i ri

Sondazh

Poll