Aktualitet

Vakanca në KLP/ Prokurori Vatë Staka pranohet në vend të Sevdarit

8 Prill 2019, 13:41 Nga DOSJA

TIRANË– Prokurori Vatë Staka do të zëvëndësojë vendin e Antonela Sevdarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Staka ka qënë i vetmi prokuror, i cili ka kandiduar për vendin vakant në KLP. 

KLP do të mblidhet më 11 prill për të zgjedhur anëtarin e ri. Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku ka thërritur në mbledhje me pjesëmarrje të detyrueshme të gjithë prokurorët.

Thirrja e Arta MarkutStaka u konfirmua nga Vettingu në 3 korrik, pasi KPK vlerësoi prokurori e justifikonte pasurinë e tij, është vlerësuar i aftë profesionalisht dhe nuk ka gjetur lidhje me botën e krimit.

Pak kohë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli vakancat për vendet e dy anëtarëve, Antoneta Sevdarit dhe të Përparim Hasës.

Sevdari u shkarkua nga Vettingu pas problemeve që kishte me pasurinë ndërsa Hasës i ka mbaruar mandatin për shkak të plotësimit e moshës për daljen në pension.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klp vatë staka vate staka ne klp klp vatë staka vate staka ne klp

Sondazh

Poll