Aktualitet

Punësimi i ekselentëve, ja shkeljet e ligjit nga Kryeministri (Dokument)

8 Prill 2019, 12:55 Nga DOSJA
Punësimi i ekselentëve, ja shkeljet e ligjit nga Kryeministri

TIRANË- Kontrata për punësimin e studentëve të ekselencës është kontratë e mirëfilltë që i referohet Kodit të Punës, ndërkohë që pozicioni për të cilin lidhet kjo kontratë është pjesë e shërbimit civil. Neni 21 pika e përcakton: të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës. Ndërsa neni 22 pika 1 i ligjit të shërbimit civil specifikon: “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive bëhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur”

Në asnjë pikë të ligjit nuk përmendet nocioni “Kontratë” dhe për më tepër kur kjo kontratë i referohet Kodit të Punës.

Po ashtu, VKM e nxjerra për punësimin e studentëve të ekselencës, kanë si bazë ligjore nenin 100 te Kushtetutës: “E drejta e Këshillit të Ministrave për të nxjerrë vendime me propozim të Kryeministrit ose ministrit përkatës” dhe pa asnjë referencë tjetër ligjore. Vërtet Kushtetuta ia jep të drejtën Këshillit të Ministrave të nxjerrë vendime, por këto vendime nuk I vlerëson si akte ligjore – ekskluzivitet i Parlamentit.

VKM janë akte nënligjore, sit ë tilla duhet t’i referohen pastetër ligjit. Është si të merret një vendim Qeverie për shembull për Shpifjen që Kryeministri e ka me aq qejf. Nëse do t’i referohej vetëm nenit 100 të Kushtetutës, mund ta kriminalizonte shpifjen me vendim të këshillti të Ministrave, por nuk mund ta bëjë këtë, sepse duhet t’i referohet Kodit Penal, i cili është ndryshuar nga Parlamenti. Pra nuk ka asnjë mundësi që VKM të jetë mbi ligjin apo e barabartë me ligjin, kur ligji ekziston. Ky VKM është në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil dhe si i tillë, nuk ka vlerë ligjore.

Kontrata e siguruar nga Dosja.al përligjet vetëm për pozicionet që i referohen VKM 812 date 26.12.2018 për punësim në pozicione jashtë shërbimit civil. Ndoshta Kryeministri ka vendosur të shkelë ligjin për shkak të protestave. E ka maxhorancën e nevojshme prej 84 votash, që me votim të cilësuar, të ndryshojë edhe ligjin për Shqrbimin Civil, madje ka me shumë se 93 vota dhe mund të ndryshojë edhe Kushtetutën, por është nxituar për të shkelur ç’të gjejë përpara me qëllimin e përçarjes së protestuesve dhe prishjes së protestës.

Punësimi me kontratë në pozicione të Shërbimit Civil,  më parë janë konsideruar shkelje nga vetë DAP dhe Komisioneri i Shërbimit Civil. Me këtë rast, dekonspirohet edhe mungesa e pavarësisë së këtyre 2 institucioneve.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama pakti per universitetin punesimi i ekselenteve shkeljet e ligjit qe bene rama edi rama pakti per universitetin punesimi i ekselenteve shkeljet e ligjit qe bene rama

Sondazh

Poll