Aktualitet

Prokuroria kërkon 18 vite burg për Klement Balilin, ‘Eskobari’ asnjë koment në Gjykatë

8 Prill 2019, 12:05 Nga DOSJA
Prokuroria kërkon 18 vite burg për Klement Balilin,

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për Klement Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Prokurori Eneid Nakuçi, në seancën e sotme në Gjykatë ka lexuar 4 akuzat për Balilin, që janë ‘trafik lëndësh narkotike’, ‘pastrim parash’, ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘refuzimi i deklarimit të pasurisë’.

Vetë Balili ishte i pranishëm sot në Gjykatë, por nuk ka dhënë asnjë koment. Me konvertimin për gjykim të shkurtuar, në rast dënimi, Balili përfiton uljen e 1/3-ës së dënimit, që konvertohet në 12 vite burg.

Në seancën e radhës në 23 prill, mbrojtja pritet të japë argumentet e saj për të mbrojtur “Eskobarin”.

Seancat për Balilin janë shtyrë disa herë për shkak se avokati Theodhori Sollaku ka munguar. Në gjykatë nuk kanë munguar përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane.

Kush është Klement Balili?

Klement Balili, i njohur si Eskobari i Ballkanit u bë i njohur në vitin 2016 e prej që atij momenti u shpall në kërkim për trafik droge.

Mediat greke e denoncuan Balilin si ‘mbretin’ e drogës. Drejtori i Transporteve të LSI u arratis për disa vite për t’u vetëdorëzuar në Polici në 15 janar 2019.

Balilit iu sekuestrua pasuria, megjithëse ai pas vetëdorëizmit ka mohuar akuzat dhe implikimin e tij në trafikun e drogës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eneid nakuci klement balili pretenca per balilin eneid nakuci klement balili pretenca per balilin

Sondazh

Poll