Aktualitet

Si ia mori jetën granata 11- vjeçarit nga Bulqiza, flet i afërmi i familjes: Humbën dritën e syve

8 Prill 2019, 13:08 Nga DOSJA
Si ia mori jetën granata 11- vjeçarit nga Bulqiza, flet i

BULQIZË-Katër ditë pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, një i afërm i familjes së fëmijëve, ka treguar më shumë detaje rreth tyre. Bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë nga e njëjta familje, ku djali që humbi jetën, ka qenë 11 vjeç, në klasën e pestë, ndërsa motra e tij ka mundur të shpëtojë. Ajo tani është jashtë rrezikut për jetën, një ngushëllim për familjen që humbi djalin e vetëm. 

Ja mesazhi i Durim Ballës, mikut të familjes së djalit që ndërroi jetë.

Mirandi ky engjell i vogel i cili u nda nga jeta!

Kater dite me pare nje ngjarje e jashtezakonshme ka ndodhur ne Njesine Administrative Fushe Bulqize. Shperthimi i nje granate luftarake i ka marre jeten e vogelushit Mirand Çupit nxenes ne kl V-te, si dhe ka demtuar shume motren e tije akoma me te vogel Mikela Çupi, e cila eshte transportuar me urgjence me elikopter per ne Spitalin e Traumes Tirane!

Familja humbi driten e syvet, djalin e vetem!

Motra humbi njeriun me te dashur vellane e vetem!

Shoket e klases humben mikun dhe shokun e tyre te dashur, Shkolla humbi nxenesin e talentuar me te mire!

Eri dhe Igli humben nipin e tyre me te dashur!

Ishte nje humbje e madhe per te tere neve te afermit dhe miqesine e kesaje shtepie!

Sot motra Mikela eshte tashme jashte rreziut per jeten e cila ka kaluar nga reparti i reaminacionit ne pavjon, ne saje te punes se mire te perkujdesjes se mjekeve te talentuar Dr. Sami Kocekut dhe kolegeve te tjere te spitalit te Traumes Tirane!!

Sherim te shpejte dhe sa me shpejte afer familjes urojme per Mikelen!

Tere zona e Bulqizes u trondit nga kjo vdekje e parakoheshme dhe e papritur… te cilet ishin te pranishem!

Tere trupa mesimore e Shkolles 9-te Vjecare “Asllan Keta” Fushe Bulqize se bashku me shoket e klases ishin te pranishem!

Dua te falenderaj pa mase te tere te pranishmit te cilet na u gjetenden afer ne kete dite te zeze dhe te vecante, dhe ne vecanti mesuesen e klases Arten, stafin drejtues te Shkolles dhe shoket e klases se Mirandit!

Tashme Mirandi jeton ne parajse!

Trupi i tije prehet ne token e amshueme!

Qofte dheu i lehte!

Qofte i xhenetit!

Ju faleminderit d.b.

Ngjarja e rëndë ndodhi 4 ditë më parë, ku dy fëmijët ishin duke luajtur në fshatin Koçaj, vend në të cilin dhe banonin.Të miturit, duke luajtur i plasi granata në dorë, (Lexo këtu) ku për pasojë  11-vjeçari humbi jetën, ndërsa e motra mbeti e plagosur, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize granata i merr jeten femijes tragjedia ne bulqize bulqize granata i merr jeten femijes tragjedia ne bulqize

Sondazh

Poll