Aktualitet

Prishja e banesave në Këlcyrë/ Banorët: Projekti i lulishtes s’i hyn në punë askujt, s’duam vlerësim

8 Prill 2019, 12:44 Nga DOSJA
Prishja e banesave në Këlcyrë/ Banorët: Projekti i lulishtes

GJIROKASTËR- Banorët e Këlcyrës, ishin mbledhur ditën e sotme para bashkisë, pasi prisnin që të anulohej projekti i bashkisë së Këlcyrës për ndërtimin e një lulishte, e cila prek banesat e rreth 30 familjeve, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Banorët nga ana e tyre ishin të paqartë përse ata këshilltarë që kanë firmosur se janë pro banorëve, sot nuk ishin në mbledhjen e këshillit për të anuluar projektin.

Ndërsa, çështja e këtij projekti ka përfunduar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, pas kallëzimit të banorëve në Prokurorinë e Përmetit për “shpërdorim detyre” të kryetarit Klement Ndoni, i cili po sipas tyre nuk ka respektuar elementët bazë të nisjes së një projekti, siç është dëgjesa publike.

Hapi i radhës, i joni është se deri tani kemi qëndruar në heshtje, pasi i kemi dërguar të gjitha letrat prokurorisë, dhe kjo e fundit i ka dërguar tek Krimet e Rënda në Tiranë për shqyrtim. Vetë kryetari kishte vendosur një të mblidhte këshillin dhe të dilte një projektvendim nga zyra e urbanistikës dhe ta kalonin në këshill për mosprishjen e objekteve, por sot nuk u mblodhën të gjithë këshilltarët, por erdhën vetëm 4 prej tyre, megjithëse ata kanë firmosur tek ne që janë pro neve dhe kundra prishjes. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Neve të vetmen gjë që kërkojmë është, të mos na prishen objektet,që nuk duam që kryetari të vijë të na mbjellë bar, se në Këlcyrë vetëm bar dhe lule ka, asgjë tjetër. Këtu kanë ngelur vetëm të moshuar. Nuk mund ta besojmë se mund të na prishin objektet, pasi shtëpinë e kam ndërtuar për të jetuar dhe për t’ua lënë fëmijëve, nuk duam vlerësim të objektit.

Banor i Këlcyrës

Ka kaluar rreth një muaj që prej protestës së parë të banorëve të Këlcyrës kundër projektit të bashkisë së këtij qyteti dhe ende nuk po arrihet në një zgjidhje. Banorët shprehen të vendosur në mbrojtje të shtëpive të tyre, të cilat sipas tyre po prishen për të vënë në jetë një lulishte që nuk i shërben askujt.

Mbi 28 familje në Këlcyrë rrezikojnë që t’iu shemben banesat për shkak të projektit që përfshin rehabilitimin e qendrës së Këlcyrës. Bashkia Këlcyrë pretendon se i ka informuar banorët, por nga ana tjetër këta të fundit thonë se projekti duhet anuluar, pasi edhe dëmshpërblimi është qesharak.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kelcyres kelcyre shembja e banesave ne kelcyre banoret e kelcyres kelcyre shembja e banesave ne kelcyre

Sondazh

Poll