Aktualitet

Shqiptari monstër në Itali, përdhunonte ish gruan në praninë e fëmijës së mitur

8 Prill 2019, 13:37 Nga DOSJA
Shqiptari monstër në Itali, përdhunonte ish gruan në

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka përdhunuar ish-bashkëshorten e tij, pasi ka shkuar në banesën e saj me pretekstin që do të takonte djalin.

Mediet italiane raportojnë se i mituri pas divorcit të prindërve jetonte me të ëmën, ndërsa babai-monstër e ka përdhunuar ish-bashkëshorten në sytë e fëmijës. Nën kërcënim dhe dhunë burri kishte abuzuar me të, histori të cilën gruaja gjeti guximin ta denonconte në polici, pas një bisede që bëri me një miken e saj.

34-vjeçari me profesion zejtar, jeton në Sanremo të Italisë, dhe tashmë dosja kundër tij është në duar të gjyqtarëve. Ndërsa, çështja është në hetim, emigrantit shqiptar i është ndaluar t’i afrohet gruas dhe djalit të tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari perdhunoi ish gruan itali shqiptari perdhunoi ish gruan

Sondazh

Poll