Aktualitet

Përplasja tek Bregu i Lumit, Policia dhe INUV tërhiqen, nuk prishen sot banesat

8 Prill 2019, 12:34 Nga DOSJA
Përplasja tek Bregu i Lumit, Policia dhe INUV tërhiqen, nuk prishen

TIRANË- Pas disa orësh përplasje mes baltës dhe shiut, Policia dhe INUV janë tërhequr nga nga shembja e baneseva tek Bregu i Lumit. Tërheqja  e Policisë, Forcave Speciale, Shqiponjave, ka ardhur gati 3 orë pas një përplasjeje, pasi banorët që bllokuan fadromat.

Në mbështetje të IKMT-së sot ishin qindra forca policie të mirëpajisura me skafandra dhe mbrojtëse, të cilat u përfshinë në këtë përplasje.

Banorët e kësaj lagjeje të Bregut të Lumit kërkojnë kompension për banesat që do t’u prishen. Janë 38 shtëpi që nuk janë kompensuar nga shteti ndërkohë që 2014 të tjera ndërkohë e kanë përfituar kompensimin, pavarësisht se janë pjesë e të njejtit projekt. Kjo është tërheqja e tretë e Policisë, pasi dy situata të ngjashme janë përsëritur disa muaj më parë.

Dhjetra banorë të Bregut të Lumit u ngritën në protestë ditën e sotme pasi nuk lejojnë që 7 banesat e tyre të prishen. Nga ana tjetër INUV ka tentuar të nisë punën për të shembur banesat. Një pjesë e protestuesve ishin me shkopinj dhe gurë nëpër duar dhe janë përplasur me policinë. Disa prej tyre janë ngujuar brenda banesave. Banorët kërkojnë dëmshpërblim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e bregut te lumit ne proteste kompesimi i pronave protesta tek bulevardi i ri shembja e banesave tek bregu i lumit banoret e bregut te lumit ne proteste kompesimi i pronave protesta tek bulevardi i ri shembja e banesave tek bregu i lumit

Sondazh

Poll