Politike

U infektua me COVID-19, deputeti Roshi: Jam mirë me shëndet, ruani veten dhe të tjerët

28 Korrik 2020, 16:01 Nga DOSJA
U infektua me COVID-19, deputeti Roshi: Jam mirë me shëndet, ruani

TIRANË- Deputeti Enver Roshi ka reaguar pas konfirmimit të tij me COVID-19. Në postim në mediat sociale, Roshi shkruan se është mirë me shëndet dhe nuk ka probleme. 

Më tej ai u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, ndërsa thekson se çdo gjë është në dorë të tyre.

“Në pamundësi të përgjigjeve të telefonatave të panumërta dhe të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të të gjithë miqve dhe të afërmve të mi nga i gjithë vendi kërkoj mirëkuptimin vëllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj nëpërmjet telefonit. Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: “Cdo gjë është në dorë të qytetarëve”.

Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik. Në këtë kuadër, masat e thëna dhe stërthëna, të na shërbejnë me përgjegjshmëri në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit. “Ruaj veten dhe të tjerët” Nderkohe ju njoftoj jam shume me parametrat normale! Ju faleminderit nga zemra !!”, shkruan Roshi. 

Ky reagim vjen, pasi pubikimit të lajmit të infektimit me COVID-19. Po ashtu sot janë konfirmuar edhe 2 deputetë Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko. Po kështu është prekur nga COVID-19 edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Deri më tani janë shënuar 144 viktima.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enver roshi enver roshi me covid koronavirusi ne shqiperi enver roshi enver roshi me covid koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll