Politike

“Në 6 muaj nuk ka folur askush për koalicionet”, Vasili: Ndryshimet e njëanshme janë produkt i PS, koaliconet parazgjedh

28 Korrik 2020, 13:38 Nga DOSJA
“Në 6 muaj nuk ka folur askush për koalicionet”, Vasili:

TIRANË -Përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili është shprehur se në 6 muaj në sallë askush nuk ka kërkuar të flitet për koalicione parazgjedhore. Ai është shprehur, se i vetmi argument që është ngritur ka qenë sensibiliteti i listave të hapura.  Më te ai akuzoi PS, se po kërkon të bëjë ndryshime të njëanshme, pasi Edi Rama ka frikë nga humbja e sigurtë.

“Desha t’ju sqaroj se në 6 muajt e komisionit në këtë sallë, kurrkush, as nga PS dhe as nga përfaqësues të tjerë që ndodhen në atë sallë nuk është thënë apo kërkuar të flitet për koalicione parazgjedhore. I vetmi argument që është ngritur, ka qenë sensibiliteti lidhur me listat e hapura. sensibilitet që adresohet në kompromiset e opozitës, që thotë po hapim listat 100% dhe jo më 1/3 dhe 2/3 që do të thotë lojë e Edi Ramës.  Edhe në mbledhjen e sotme edhe të mëparshme, këto ndryshime të njëanshme janë produkt i PS dhe inidvidiëve të tjerë në kuvend, pasi sot u konfirmua edhe nga Hajdari se ajo kishte firmosur veç për listat e hapura dhe jo për koalicione parazgjedhore. I gjithë ky puc kushtetues bëhet nga PS me disa indivië. Çështja është koalicione parazgjedhore që eshtë humbje e sigurtë për Edi Ramën”, tha Vasili.

Më pas ai ka sqaruar edhe modelin e fletës së votimit, duke thënë se Rama po përpiqet t’i shmanget, suke e quajtur problem teknik. Sipas Vasilit, koalicionet dhe listat e hapura mund të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën.

“Dua tju sqaroj se gjiknuri si mashtroi me listat e hapura, pytjes tuaj me fletën e votimit, iu shmang se është problem teknik. Asnjë se harron se Rama ka ulëritur për listat e hapura si çarçaf. Ndërkohë kur zgjidhja është para syve, thonë problem teknik, listat e hapura 100% jo 2/3, koalicionet skanë lidhje dhe fare mirë sikurse e keni parë në fletën e voptimit. Listat e hapura dhe koalcioniet mund të bashkëveprojnë të dyja. Kjo tregon frikën e tmerrshme të PS për humbjen që e pret. 85% e shqiptarëve ia kanë dhënë verdiktin dhe asnjë spërdredhje nuk e ndryshon faktin e tyre”, thekson Vasili.

Deklarata është bërë pas takimit të zhvilluar sot në Këshillin Politik ku nuk u arrit asnjë marrëveshje. Palët janë ende të ndara për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore dhe kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të procesit. Ndasitë janë tek formula që do përdoret për koalicionet parazgjedhore, pasi maxhoranca shprehet se sistemi që përdoret tani, nuk është i duhur nëse hapen listat, 75% apo 100%.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik 28 korrik 2020 petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura keshilli politik 28 korrik 2020 petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...