Politike

Përfundon pa marrëveshje takimi në KP, maxhoranca e opozita akuza të ndërsjellta për bllokim procesi. Hajdari: Listat do h

28 Korrik 2020, 07:35 Nga DOSJA
Përfundon pa marrëveshje takimi në KP, maxhoranca e opozita akuza

TIRANË- Këshilli Politik nuk ka gjetur as sot gjuhën e përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje. Pas katër orë diskutimesh, duket se palët politike janë larg dhe këtë e treguan në deklaratat publike për mediat. Damian Gjiknuri, përfaqësues i maxhorancës në Këshillin Politik, ka hedhur akuza kundër opozitës jashtëparlamentare për bllokim të procesit, pasi sipas tij nuk kanë bërë propozim të qartë.

Ndërkohë dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, janë shprehur se janë gati të dialogojnë, por sipas tyre është maxhoranca ajo që nuk do konsensus. Ata kanë përsëritur thirrjen për mosbërjen e ndryshimeve të njëanshme pasi në këtë mënyrë rrëzohet marrëveshja e 5 qershorit.

Nga ana tjetër Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare ishte më optimiste dhe tha se në 30 korrik do të ketë votim për hapje të listave 100%. Ajo u shpreh se sot kishte pasur diskutime të forta dhe nuk ishin dakordësuar për të gjitha kërkesat. Pas takimit në KP një reagim erdhi dhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se në 30 korrik me apo pa dakordësimin e opozitës jashtëparlamentare do të votohen ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë palët ndahen edhe tek koaliconet. PS-ja thotë se hapja e listave i bën të pamundura koalicionet sipas formulës aktuale, duke kërkuar listë unike. Lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe ekspertët e Këshillit Politik, të cilët janë shprehur se në dispozitat e parashikuara në Kushtetutë nuk pengohen që dy ose më shumë parti politike të regjistrojnë kandidatë.  

Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kërkojnë që çdo ndryshim kushetutes që të bëhet, të realizohet përmes dialogut dhe të gjitha palët të jenë të përfshira. Ata kanë takuar dje kryeministrin Edi Rama, të cilit i kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa sot kanë “zbarkuar” në zyrën e Bashës. 

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik keshilli politik 28 korrik 2020 ndalimi i koalicioneve oerd bylykbashi petrit vasili rudina hajdari damian gjiknuri keshilli politik keshilli politik 28 korrik 2020 ndalimi i koalicioneve oerd bylykbashi petrit vasili rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...