Politike

Rama i prerë: Në 30 korrik miratojmë ndryshimet Kushtetuese, PD po bllokon procesin me alibira absurde. Me sherr as keni fitu

28 Korrik 2020, 13:39 Nga DOSJA
Rama i prerë: Në 30 korrik miratojmë ndryshimet Kushtetuese, PD

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit në Këshillin Politik, i cili nuk arriti që të prodhonte marrëveshje. Në një postim në mediat sociale, Rama i drejtohet PD-së duke thënë se në 30 korrik Kuvendi do miratojë ndryshimet kushtetuese të dakordësuara me opozitën parlamentare. 

Sipas tij nuk pengohet hapja 100% e listave dhe po ashtu do të miratohet dhe ndryshimi i formulës së koalicioneve, por për këtë pikë i pret sërish në dialog për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Më tej ai akuzon PD-në për bllokim politik të procesit dhe shton se kërkohet të merret pend hapja e listave dhe zvarritja e procesit me alibira absurde.

“Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju! Ju doni lista të hapura 100%! Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike! Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde. Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet! Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!“, shkruan Rama. 

Ky reagim i Edi Ramës vjen pas takimit të zhvilluar sot në Këshillin Politik ku nuk u arrit asnjë marrëveshje. Palët janë ende të ndara për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore dhe kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të procesit. Ndasitë janë tek formula që do përdoret për koalicionet parazgjedhore, pasi maxhoranca shprehet se kështu sistemi që përdoret tani, nuk është i duhuri nëse hapen listat, 75% apo 100%.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...