Politike

Gjiknuri flet pas takimit në KP: Nuk u arrit marrëveshje, PD-LSI po bllokojnë procesin. Të sjellin kë model të duan për k

28 Korrik 2020, 13:11 Nga DOSJA
Gjiknuri flet pas takimit në KP: Nuk u arrit marrëveshje, PD-LSI po

TIRANË- Anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur pas takimit të sotëm dhe ka thënë se nuk është gjetur as sot një kompromis. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se pret nga opozita jashtëparlamentare që të sjell në KP një model ku përdoret sistemi rajonal propocional dhe me lista të hapura dhe maxhoranca do e pranojë. 

Përfaqësuesi i PS tha se janë gati të zbatojnë çdo model që është brenda zonës së OSBE, por shtoi se opozita jashtëparlamentare nuk ka bërë asnjë propozim të qartë. 
frameborder

Fatkeqësisht opozita jashtëparlamentare ndodhet në një pozitë bllokuese me anë të kërkesave të saj politike. Ata nuk japin asnjë shpjegim për koalicionet parazgjedhore, nga ana tjetër ekspertët kanë thënë se hapja e listave nuk ndalon koalicionet. Opozita jashtëparlamentare kërkon vetëm bllokim, ndërkohë opozita parlamentare dhe maxhoranca ka ofruar kompromis.

Ata thonë se shqetësimi i tyre nuk është hapja e listave, por e kanë tek koalicionet ne u kemi thënë që të zgjedhin një model dhe ta paraqesin në Këshillin Politik. Një model është dhënë nga PS dhe kanë thënë Letoninë ose Holandën, ne jemi gati që të pranojmë kë model të duam që të jetë brenda hapësirës së OSBE. Në jemi dakord që të sjellin kë model të duan”, u shpreh deputeti i PS.

Deklarata është bërë pas takimit të zhvilluar sot në Këshillin Politik ku nuk u arrit asnjë marrëveshje. Palët janë ende të ndara për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore dhe kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të procesit. Ndasitë janë tek formula që do përdoret për koalicionet parazgjedhore, pasi maxhoranca shprehet se sistemi që përdoret tani, nuk është i duhur nëse hapen listat, 75% apo 100%.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...