Politike

“Në 30 korrik votojmë ndryshimet”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Listat të hapen 100%, ti ke hall koalicionet

28 Korrik 2020, 14:33 Nga DOSJA
“Në 30 korrik votojmë ndryshimet”, Bardhi i

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se në 30 korrik do të votohen ndryshimet kushtetuese. Në një reagim në mediat sociale, Bardhi shkruan se heqja e koalicioneve është halli i Edi Ramës dhe i krimit të organizuar.

Më tej shtohet se opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Bardhi shkruan se për këto janë gati të punojnë  në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë

“Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme. Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë”, shkruan Bardhi.

Më herët Kryeministri Edi Rama në një reagim në mediat sociale, shprehej se në 30 korrik me apo pa dakordësimin e opozitës jashtëparlamentare ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve. Po ashtu sot u mblodh dhe Këshilli Politik dhe palët nuk arritën asnjë marrëveshje. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura edi rama gazment bardhi ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...