Politike

Dosja “339”, presidenti Meta: Koha për t’i dhënë fund! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit

28 Korrik 2020, 11:56 Nga DOSJA
Dosja “339”, presidenti Meta: Koha për t’i

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta për arrestimin e komisionerëve në Durrës për krimin zgjedhor kërkon drejtësi dhe ndëshkim. Pas “kopsitjes” së dosjes “339”, Meta shkruan se ka ardhur koha që të gjitha ata që manipulojnë zgjedhjet të marrin dënimin maksimal. 

“Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve! Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!,”-shkruan Meta. 

Sot, një vit pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar masat e sigurimit për 23 persona, komisionerë dhe zyrtarë lokalë që janë marrë si të pandehur për ndërhyrje në procesin e votimit në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja 339 gjkko lëshon 22 urdhër-arreste ilir meta dosja 339 gjkko lëshon 22 urdhër-arreste ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...