Politike

COVID-19/ SHBA i dhuron 29 mijë tamponë ISHP-së, Yuri Kim: Jemi krah Shqipërisë

28 Korrik 2020, 12:29 Nga DOSJA
COVID-19/ SHBA i dhuron 29 mijë tamponë ISHP-së, Yuri Kim: Jemi

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka ndarë lajmin se SHBA dhe USAID kanë dhënë 29 mijë tamponë për Shqipërisë. Në Twitter, ajo ka shpërndarë postimin e ambasadoresshqiptare në Amerikë, Floreta Faber, ku kjo e fundit falënderon ambasadën amerikane. Kim thekson se gjatë kohës së pandemisë SHBA do të jetë përkrah Shqipërisë.

“Një falënderim special për USAID  dhe ambasadën amrikane në Tiranë për dërgimin e 29,000 tamponëve për Shqipërinë në Institutuin e Shëndetit Publik,  duke mbështetur Shqipërinë gjatë shpërthimit të COVID-19.  Mirënjohës për qeverinë amerikane që ndihmon autoritetet shëndetësore shqiptare për të luftuar siç duhet me pandeminë”., njofton Faber. 

 

We’ll get through this together #krahperkrah ! https://t.co/qyyt0qKAi4

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 28, 2020

Ndërkohë në Shqipëri është rritur djeshëm numri i të infektuarve. Deri më tani  kanë humbur jetën 144 persona dhe janë të infektuar 1991 të tjerë. Mes të infektuarve janë 3 deputetë dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi yuri kim koronavirusi ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...