Politike

Bylykbashi akuza Gjiknurit: Procesin po e bllokoni ju, kërkoni të ndaloni koalicionet

28 Korrik 2020, 13:28 Nga DOSJA
Bylykbashi akuza Gjiknurit: Procesin po e bllokoni ju, kërkoni të

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas takimit në Këshillit Politik. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi tha se maxhoranca nuk ka pranuar kërkesat e tyre dhe bën fatjore atë për mos arritjen e një marrëveshje.

Sipas tij nëse maxhoranca bën ndryshime të njëanshme marrëveshja e 5 qershorit rrëzohet, duke shtuar se formula e koalicioneve është e konsoliduar dhe nuk ka krijuar asnjë problematikë.  

Në mbledhjen e sotme kërkuam nga maxhoranca që të deklarojnë nëse janë në parim dakord për listat 100% të hapura dhe të ruhet formula e koalicioneve dhe e shpërndarjes së mandateve siç është sot. Por u ndeshëm me një refuzim nga ana e maxhorancës, ne e kemi bërë të qartë që veprimet e njëanshme prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Ne kemi kërkuar që të bëjmë një marrëveshje për hapjen e listave dhe të mos preken koalicionet. Ne kërkojmë që të gjitha ndryshimet të bëhen dhe me ekspertizë ndërkombëtare. Ne kemi një model të koalicioneve që është konsoliduar dhe nuk ka asnjë problematikë dhe nuk ka pse të ndryshohet, por është vetëm një kërkesë e Ramës për të mos lejuar qytetarët të votojnë. Edi Rama ka frikë nga koalicioni i opozitës së bashkuar, ne jemi gati të vijojmë me dialog”, tha Bylykbashi.

Më tej Vasili u shpreh se gjatë të gjitha diskutimeve është folur vetëm për listat e hapura dhe ndryshimin e koalicioneve nuk i ka kërkuar askush, por tha se është një kërkesë e ardhur së fundmi nga Rama dhe deputetë të shkëputur.

Deklarata është bërë pas takimit të zhvilluar sot në Këshillin Politik ku nuk u arrit asnjë marrëveshje. Palët janë ende të ndara për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore dhe kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të procesit. Ndasitë janë tek formula që do përdoret për koalicionet parazgjedhore, pasi maxhoranca shprehet se sistemi që përdoret tani, nuk është i duhur nëse hapen listat, 75% apo 100%.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...