Politike

Dosja “339”, Bardhi i pakënaqur: Manipulimi kërkon drejtësi, duhet filluar nga koka, jo nga bishti

28 Korrik 2020, 12:00 Nga DOSJA
Dosja “339”, Bardhi i pakënaqur: Manipulimi kërkon

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akzuar sërish kryeministrin Edi Rama për ndërhyje në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës. Pas lëshimit të urdhër-arresteve, Bardhi shkruan se ende nuk është bërë drejtësi pasi Vangjush Dako vazhdon të jetë i lirë, edhe pse në Amerikë është futur në listën e zezë.

“Për këtë krim, që vazhdon të mbajë peng vendin, akoma nuk është bërë drejtësi. Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA, vazhdon të jetë i lirë, nën mbrojtjen e Edi Ramës. Të tjerë njerëz të afërt të Edi Ramës vazhdojnë të mos hetohen për lidhjet me trafikantët e drogës që blenë zgjedhjet për Edi Ramën në Durrës, Kavajë, Shijak, Lezhë etj. SPAK duhet të veprojë në mënyrë të plotë dhe të mos fshihet pas gishtit,”– shkruan Bardhi.

 

REAGIMI I PLOTË: 

Dosja 339 është krimi shtetëror, në të cilin Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet e vitit 2017 me krimin e organizuar. Dosja 339 është Vangjush Dako, është banda e Avdylajve, janë trafikantët ndërkombëtarë të drogës, është Edi Rama, që ata zgjodhën me blerje votash dhe me kërcënime. Për këtë krim, që vazhdon të mbajë peng vendin, akoma nuk është bërë drejtësi. Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA, vazhdon të jetë i lirë, nën mbrojtjen e Edi Ramës. Të tjerë njerëz të afërt të Edi Ramës vazhdojnë të mos hetohen për lidhjet me trafikantët e drogës që blenë zgjedhjet për Edi Ramën në Durrës, Kavajë, Shijak, Lezhë etj. SPAK duhet të veprojë në mënyrë të plotë dhe të mos fshihet pas gishtit. Manipulimi i zgjedhjeve të 2017 kërkon drejtësi dhe ndëshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti. Blerja e votave, bashkëpunimi me krimin e organizuar në zgjedhje, kërcënimi i votuesve dhe komisionerëve, presioni ndaj administratës publike, janë krime që presin drejtësi. Kur do të urdhërohet arrestimi për këto fakte flagrante, që i ka dëgjuar e gjithë bota dhe që presin drejtësi prej 3 vitesh?

Sot, një vit pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar masat e sigurimit për 23 persona, komisionerë dhe zyrtarë lokalë që janë marrë si të pandehur për ndërhyrje në procesin e votimit në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja 339 gazment bardhi gjkko lëshon 22 urdhër-arreste dosja 339 gazment bardhi gjkko lëshon 22 urdhër-arreste

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2020, 11:51

GJIROKASTËR– Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka përmendur disa emra të tjerë deputetësh në Kuvend që sipas tij janë të inf...