Politike

23 urdhër-arreste për dosjen 339/ Yuri Kim: SPAK po zbulon lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit

28 Korrik 2020, 11:47 Nga DOSJA
23 urdhër-arreste për dosjen 339/ Yuri Kim: SPAK po zbulon lidhjet

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar për urdhër-arrestet e GJKKO për dosjen 339. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kim thekon se SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion)  po zbulon lidhjet mes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadroja thekson se Reforma në Drejtësi po ecën para dhe nuk do të ndalet.

“Puna e SPAK për çështjen 339 po zbulon lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur”, shprehet ambasadorja.

 

The SPOs work on the 339 case begins to reveal the links between organized crime and corruption. Justice reform continues to move forward and cannot be stopped. Edhe një gur! https://t.co/EONsS6RN2f

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 28, 2020

Ky reagim i ambasadores vjen, pasi sot Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar masat e sigurimit për 23 persona, komisionerë dhe zyrtarë lokalë që janë marrë si të pandehur për ndërhyrje në procesin e votimit në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës. Më herët reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se për këtë çështje duhet të vendosë drejtësia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjkko lëshon 22 urdhër-arreste yuir kim gjkko lëshon 22 urdhër-arreste yuir kim

Sondazh

Poll